Gjatë mbledhjes së ditës së sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) po shqyrton kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku. Anëtarët e KLP janë shprehur se kërkesa e opozitës është jashtë kompetencave të tyre dhe se ka natyrë administrativë.
“Kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores është jashtë kompetencave tona sepse ka natyrë administrative,”– kanë thënë Anëtarët e KLP.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkoi shkarkim dhe ndjekjen penale të Markut pasi, sipas tij, kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij.





