Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me diskutimet në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit, të kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Përmes një postimi në “Facebook” e “Twitter”, kreu i qeverisë le të kuptohet se është skeptik për dosjen e Prokurorisë, ndërsa shton se ende pret provat që fajësojnë ish-ministrin e Brendshëm në trafik droge me Habilajt.
“Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund”.





