Dy vazja kishin një kërkesë të pazakontë për Cristiano Ronaldon nga tribunat e stadiumit “do Dragao” në Porto, ku CR7 udhëhoqi Portugalinë si kapiten në ndeshjen e fituar 2-0 kundër Maqedonisë së Veriut, që hapi dyert e Kupës së Botës së ardhshme në Katar për të dhe luzitanët.
“Na dhuro spermën tënde”, shkruan dy vajzat e reja në një billbord të zbukuruar me flamurin portugez dhe atë brazilian si dhe me vizatimin e një spermatozoidi.
Një “mesazh” që pa dyshim nuk kaloi pa u vënë re dhe shumë shpejt u bë viral në rrjetë, ndërkohë që CR7 pret që partnerja e tij Georgina të sjellë në jetë binjakët e tyre.





