Ka përfunduar Konferenca e Kryetarëve ku po diskutoheshin kërkesat e opozitës në lidhje me ngritjen e komisioneve hetimore.
Bëhet fjalë për dy komisione hetimore, ajo e koncesionit në shëndetësi i dyti do të hetojë mënyrën e trajtimit të të dhënave personale të qytetarëve, që sipas një kallëzimi në Prokurorinë e Tiranës nga ana e AMP dyshohet se kanë rrjedhur nga sistemi TIMS.
Mbledhja u shoqërua me debate, teksa është zbardhur edhe fjala e kreu të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi:
“Nëse keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejten e opozitës duke shkelur kushtetuten e Shqiperise. Po shkelni cdo parim demokratik, duke i mohuar opozites cdo hapësire. Është Kushtetuta, qe i garanton opozitës të drejtat per komisionet hetimore”– mësohet të ketë thënë Bardhi gjatë mbledhjes.