Pas dy netëve të premierës në Durrës, drama “Kush e solli Doruntinën” do të ngjitet edhe sot në skenën e “Aleksandër Moisut”.

Me kërkesat e publikut, sot në orën 18:00, do të shfaqet për të tretën herë drama me regji të Laert Vasilit dhe një grup aktorësh me emër në teatër, si: Margarita Xhepa, Bujar Lako e Viktor Zhusti, bashkë me aktorë të talentuar te "Aleksander Moisiut".

Lajmin për shfaqjen e sotme e bëri të ditur vetë drejtori i teatrit, Bashkim Hoxha.