Një ditë pasi kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin sipas tij inkurajues për kërkimet për naftë nga kompania SHELL, përfaqësues të kësaj të fundit kanë shkuar në Zagori, ku janë pritur me protesta nga banorët.

Pavarësisht kërkesës së tyre për një dëgjesë publike, banorët e fshatit Sheper të Zagorisë kanë refuzuar të marrin pjesë në takim, ku do të flitej edhe për projektin.