Vijojnë kërkimet për gjetjen e anëtarëve të tjerë të familjes Lala në Kënetë të Durrësit.

Deri më tani janë bërë kontrolle në katin e katërt dhe të tretë. Aktualisht po bëhen kontrolle në katin e dytë ku dyshohet se janë binjaket 3-vjeçare të familjes Lala, ndër më të prekurat nga tërmeti në Durrës. Ndërkohë që dyshohet se janë ende 6 anëtarë nën rrënoja. 

Ramë Lala, rreth 17 vjeç, pjesëtar i familjes Lala, ka arritur të shpëtojë. Ai u nxor dje nga rrënojat dhe ishte relativisht në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë që motra e tij Griselda Lala ndodhet ende nën rrënoja.