Ndalohet një 24-vjeçar i shpallur në kërkim për 4 vepra penale, ndaj të cilit ka dhënë arrest me burg edhe Gjykata e Durrësit edhe ajo e Tiranës.
Më 31.10.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë u kthye (DEPORTIV) shtetasi Denis Imeri, 24 vjeç, banues në Memaliaj.
Pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sitemin TIMS, rezultoi se shtetasi Denis Imeri është person në kërkim i akuzuar për vrasje në tentativë, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, vjedhje etj.
Konretisht:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin penal nr.224, datë 28.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 134/2, 283/2 278/1 të Kodit Penal.
Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr. 932A, datë 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 76-22, 278/2 të Kodit Penal.





