Një shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpol Tiranë është arrestuar pasditen e sotme në Greqi.

I arrestuari akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe ka qenë i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa bëhet me dije se shqiptari është arrestuar në Amaliadha.

Shqiptari pritet të ekstradohet së shpejti nga Greqia në Shqipëri.