Prej më shumë se një viti në kërkim, policia e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin e 50-vjeçarit nga Shijaku, Enea Dino.

Më 12 qershor të 2015-s, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Dinos, i akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas arrestit, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.