Komisariati i Kufirit dhe Migracionit, Rinas ka njoftuar se u ekstradua në dalje drejt Gjermanisë, personi në kërkim ndërkombëtar K. R., vjeç 28, banues në Prizren, Kosovë.

Ekstradimi i tij u bë sepse, autoritetet gjyqësore gjermane, kanë lëshuar urdhër arresti për “Shkelje të ligjit për lëndët narkotike”,  parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.