Aventura e një shqiptari në Gjermani për t’i shpëtuar drejtësisë nuk ka shkuar si donte ai.

Teksa udhëtonte me një makinë tip Volkswagen Passat me targa shqiptare, ai u ndalua nga policia gjermane ditën e djeshme në Irschenberg.

Pasi i kërkuan dokuemntat shoferit 29-vjeçar, autoritetet gjermane vendosën të kontrollojnë më tepër për shqiptarin duke zbuluar se kishte ndryshuar emrin.

Madje këtë gjë e kishte bërë pasi me emrin e vjetër ishte paditur nga prokuroria e Kielit për një grabitje me armë të ndodhur në Neumunster.

Falë emrit të tij të ri, shqiptari kishte mundur të udhëtonte në Zvicër, Itali e Francë por aventura e tij përfundoi në Gjermani.