I shpallur në kërkim për ndërtim pa leje, blutë e Durrësit kanë bërë të mundur ndalimin e një personi nga Kukësi.
Specialistët për Krimet ndaluan shtetasin I. Jata 46 vjeç.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë”Arrest me burg”për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





