27 prill 2015 – Plagosi gruan, gjendet i vdekur pas 12 ditësh. Policia e Vlorës e kishte shpallur në kërkim 61-vjeçarin me inicialet S.B., banor i fshatit Beshisht. Më 15 prill ai qëlloi me thikë të shoqen dhe u largua nga shtëpia. Uniformat blu e kërkonin gjithandej për plagosje e dhunë në familje të zotin e shtëpisë, por në fakt ai nuk jetonte më. Zbulimi i trupit të pajetë u bë ditën e djeshme, në pyllin e fshatit.
Nuk dihet nëse viktima është vetëhelmuar apo jo, por përjashtohet se bëhet fjalë për krim.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”