SHIJAK–Strukturat policore të Komisariatit të Shijakut, në vazhdim të punës për parandalimin e goditjen e aktivitetit kriminal, kapjen e personave në kërkim, kontrollin e plotë të territorit dhe rritjen e parametrave të sigurisë në përgjithësi, në bazë të informacioneve të marra organizuan një operacion për kapjen e një personi të kërkuar për veprimtari në fushën e tregëtimit të narkotikëve.

Konkretisht u bë e mundur kapja dhe ndalimi në lagjen Lugina Shijak e shtetasit në kërkim Elger Mista, vitlindja 1990, banues ne qytetin e Shijakut.

Ky shtetas është denuar nga Gjykata e Rrethit Durrës me vendim date  15.11.2012 me 3 vjet, 2 muaj e 5 dite burg për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike. I shpallur në kërkim më datë  06.12.2012 nga ana jonë.