TIRANE, 24 mars 2013- Një, 32-vjeçare moldave e kërkuar për trafik të qenieve njerëzore është ekstraduar në vendlindje, pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës.
Tatjana Nacu ishte njohur me një shqiptar nga Kosova dhe pasi e kishte mashtruar se ishte nga Maqedonia, ishin martuar, duke krijuar një jetë të re, madje kishin vendosur të jetonin në Tiranë prej disa ditësh.
Ata kishin edhe një fëmijë 6 vjeç dhe në momentin e arrestimit, bashkëshorti i saj, pasi është njohur me një urdhër arresti nga Moldavia, ka këmbëngulur se personi me të cilin bashkëjetonte është nga Maqedonia.
Por, duke parë të gjitha dokumentet, ai është bindur më së fundi që nëna e fëmijës së tij ishte moldave, madje e kërkuar në vendlindje për trafik të qenieve njerëzore.
Dosja e saj ka shkuar në gjykatë dhe pas shqyrtimit, gjyqtarja Fatime Deçolli vendosi ekstradimin e saj, duke pranuar kërkesën e Moldavisë.





