5nentor 2015 – Vrasësi i dënuar me 25 vjet burg fshihet në tokat e Lazaratit. Lavdimir Ajçe, 64 vjeç, i dënuar në mungesë u arrestua sot nga policia e Gjirokastrës.
Ai ishte me banim në Korçë kur kreu veprën penale dhe për t’i shpëtuar policisë u strehua në zonën e Gjirokastrës. Sipas policisë, ky person për t’i shpëtuar policisë kishte ardhur në Gjirokastër dhe ishte punësuar si bari tek një shtetas nga fshati Lazarat-Gjirokastër.
Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë, për veprat penale “Vrasje me dashje” ,”Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armbajtje pa leje”. Ky shtetas është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë me 25 vjet heqje lirie.
/portali DurresLajm/