Policia ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim prej në 2012-ën për dy vepra penale. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Zabit Doçi, 27 vjeç, banues në Lurë Dibër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me datë 06.11.2012 e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për veprat penale të "Kanosjes" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake" të parashikuar nga nenet 84 dhe 278/2 të Kodit Penal, pasi në vitin 2012, ka kanosur me armë shtetasin N.C.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.