Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për bandën e rrjetit të trafikut të drogës dhe ka dërguar pretencën në Gjykatë.
Prokurori i çështjesh ka dërguar në gjykatë 9 të pandehur, të cilët i akuzon për katër episode të trafikimit të heroinës dhe llojeve të tjera të narkotikëve.
Pretenca e Prokurorisë
1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Molla për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Molla për veprën penale të “ Grupit të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Jurgen Molla me 12(dymbëdhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Jurgen Molla me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burg.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyr Kotorri për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyr Kotorri për veprën penale të “Grupit të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 4(katër) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Shyqyr Kotorri me 11(njëmbëdhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Shyqyr Kotorri me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burg.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Anest Koromani për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burg.Deklarimin fajtor të të pandehurit Anest Koromani për veprën penale të “Grupit të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Anest Koromani me 10(dhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Anest Koromani me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arif Çiço për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arif Çiço për veprën penale të “Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Arif Çiço me 10(dhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Arif Çiço me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Kurtuluş për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Kurtuluş për veprën penale të “Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Enver Kurtuluş me 10(dhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Enver Kurtuluş me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Abubekir Tuncdemir për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 9(nëntë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Abubekir Tuncdemir për veprën penale të “Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Abubekir Tuncdemir me 9(nëntë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Abubekir Tuncdemir me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burg.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Ukimeraj për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 9(nëntë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Ukimeraj për veprën penale të “Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Blerim Ukimeraj me 9(nëntë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Blerim Ukimeraj me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burg.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 7(shtatë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) për veprën penale të “Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) për veprën penale «Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim» parashikuar nga neni 324/a/1 dhe dënimin e tij me 1 (Një) vit burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) me 7(shtatë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) me 12 (dymbëdhjetë) vjet burg.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Orges Myftaraj për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 8(tetë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Orges Myftaraj për veprën penale të “Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Orges Myftaraj me 8(tetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Orges Myftaraj me 13 (trembëdhjetë) vjet burg.





