Prokuroria kërkon 4 vite burg për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi, i cili akuzohet për korrupsion. 

Ai u prangos në janar 2019 pas publikimit të një video-përgjimi, ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale nga një palë në gjykim për një vendim në favor të saj.

Hysi përfitoi uljen e një të tretës së dënimit pasi pranoi gjykimin e shkurtuar.

Si dënim plotësues, prokuroria kërkoi moslejimin e ushtrimit të funksioneve publike për tre vite.

Emisioni investigativ "Stop" publikoi një video ku gjyqtari Roland Hysi merrte 500 euro rryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje të divorcuar për t'i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja në video i jep psikologes Elona Meçani 500 euro të tjera për gjyqtarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.