Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ka shpallur 6 vende vakante për pozicionin e punës “Instrumentist”.

Në një njoftim të shpërndarë, Qendra Kulturore ka bërë me dije procedurat e aplikimit, si dhe afatin kohor për dorëzimin e dokumenteve.

Për më shumë lexoni njoftimin e mëposhtëm.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për vende vakante në Qendrën Kulturore “A.Moisiu” Durrës.
Qendra Kulturore “A.Moisiu” Durrës në mbështetje të Statutit të Institucionit dhe Rregullores së Brendshme të Orkestrës Frymore, shpall 6 (gjashtë) vende vakante për pozicionin e punës “Instrumentist” në Orkestrën Frymore në veglat e mëposhtme:
𝟭 – 𝗞𝗹𝗮𝗿𝗶𝗻𝗲𝘁𝗲̈
𝟮 – 𝗙𝗹𝗮𝘂𝘁 𝗽𝗶𝗰𝗰𝗼𝗹𝗼
𝟯 – 𝗦𝗮𝗸𝘀 𝘀𝗼𝗽𝗿𝗮𝗻
𝟰 – 𝗦𝗮𝗸𝘀 𝗮𝗹𝘁𝗼
𝟱 – 𝗦𝗮𝗸𝘀 𝘁𝗲𝗻𝗼𝗿
𝟲 – 𝗕𝗮𝘀𝘀 𝘁𝘂𝗯𝗮
Të gjithë ata kandidatë të interesuar për pjesëmarrje për këto vende vakante duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Institucionit deri në datën 20.05.2024 ora 16:00, dokumentat si më poshtë;

  1. Kërkesë me shkrim.
  2. Të ketë kryer studimet pranë shkollave te mesme artistike apo studimet e larta pranë Universitetit e Arteve në degët përkatëse të specifikuara më lart.
  3. Fotokopje të dokumentit të identifikimit.
  4. Curriculum vitae artistike bashkëngjitur me foto, në gjuhën shqipe ku të jetë përfshirë edhe adresa e postës.
  5. Formularin e vetëdeklarimit dhe deshminë e penalitetit në rast kualifikimi.
    Suksese të gjithë aplikantëve.