Policia e shtetit ka arrestuar 3 persona pasi kërkoheshin nga drejtësia italiane për trafikim narkoitikësh.

Shtetasit e arrestuar: Ardian Korriku, Jurgen Korriku dhe Etleva Adami.

Këta shtetas shqiptarë u arrestuan në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Puzzle 2020”. Për ta ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” nga Drejtoria e Antimafias së Distriktit të Venecias.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Vijon në vendin tonë, operacioni policor ndërkombëtar antidrogë i koduar “PUZZLE 2020”, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe GDF-së.

Operacioni, me koordinimin e Zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri, pas hetimeve të kryera nga prokuroritë e Padovas dhe Venecias.

Kapen në Shqipëri dhe vihen në pranga 3 shtetas shqiptarë, të kërkuar ndërkombëtarisht në kuadër të këtij operacioni, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane dhe me GDF-në, për goditjen e grupeve/organizatave kriminale në fushën e narkotikëve, me veprimtari në të dy shtetet, ka vijuar në Shqipëri, operacioni policor ndërkombëtar antidrogë i koduar “PUZZLE 2020”.

Gjatë këtij operacioni u kapën në vendin tonë, shtetasit shqiptarë A. K., 54 vjeç, J. K., 27 vjeç dhe E. A., 46 vjeç.

Për këta 3 shtetas është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të një procedimi penal të Drejtorisë së Antimafias, së Distriktit të Venecias.

Vijojnë veprimet operacionale dhe procedurale në funksion të këtij operacioni.