Gjiganti amerikan “Apple” përballet me një sërë padish penale. Problemet që kanë shfaqur iPhone 6, dhe 6 S, iPhone SE dhe në disa raste edhe iPhone 7 kanë çuar në ngritjen e 8 padive penale.

Përmes tyre kërkohet që të merren masa për të dëmshpërblyer miliona përdorues të celularëve në mbarë botën.

Smartphone-t shfaqnin probleme me disa prej programeve të tyre që funksionojnë në mënyrë të ngadaltë. Probleme ka shfaqur edhe jetëgjatësia e baterisë. Shumë përdorues janë shprehur se celularët u fikeshin nëse nuk bënin përditësimin e software-it.

Kompania “Apple” nuk ka patur asnjë reagim pasi është vënë në dijeni për këto padi.