Nëse keni blerë një biletë llotarie në Teksas, duhet të kontrolloni mirë ku e keni hedhur pasi mund të jeni fituesi i 227 milionë dollarëve.

"Është mister identiteti i fituesit të biletës së llotarisë Mega Millions që u shpall të martën", njoftoi Texas Lottery. Numrat me fat ishin: 6-14-24-42-46 dhe Mega Ball 9. 

Bileta u shit në Lakeline Express Mart në Parkun Cedar, Teksas. Fituesi do arrijë të marrë në shtëpi një shumë të madhe parash, e cila i erdhi vetëm prej një bilete dy dollarëshe.

Ky është çmimi më i madh i fituar ndonjëherë në Texas Lottery. Fituesi ka kohë 180 ditë nga shpallja që të marrë paratë. Lotaria Mega Millions i lejon një personi që të zgjedhë 5 nga 70 numra dhe një Mega Ball, të cilët mund të jenë fituesit.

Llogaritja e numrave bëhet në mënyrë kompjuterike. Për të marrë çmimin e madh, duhet që numrat e përzgjedhur të jenë të njëjtë me atë që nxjerr kompjuteri.