Sezoni i dështuar i Lacios i ka zhgënjyer fansat e bardhekaltërve të cilët nuk reshtin së protestuar kundër drejtuesve të klubit. Në shënjestër të protestave janë Igli Tare dhe presidenti i klubit, Klaudio Lotito që konsiderohen si një dyshe që po rrezikon të falimentojë klubin.

“Lolito dhe Tare, jeni përgjegjës për ecurinë e dobët të Lacios dhe dobësimin e klubit. Keni 12 vjet që vetëm premtoni dhe gënjeni, Lolito dhe Tare, zhdukuni nga ky qytet”.

Duket qartë se tifozët e Lacion nuk kanë besim më tek dyshja drejtuese dhe mendojnë se me largimin e tyre, klubi kryeqytetas do të përmirësohet. Pak ditë më parë, Stefano Pioli është shkarkuar nga Lacio për rezultatet e dobëta dhe drejtimin e klubit e ka marrë Simone Inzagi, i cili vështirë se do të sjellë përmirësim duke punuar në një atmosferë të tillë.