03 janar 2015 – Në një fjalim befasues, dijetari islamik më i njohur në Arabinë Saudite ka bërë thirrje që të mos festohet ditëlindja e Profetit Muhamed. Sipas tij, festimet e ditëlindjes janë paragjykim dhe herezi.
Sheik Abdul Aziz bin Abdullah Al Shaikh, i njohur si Myftiu i madh, tha se myslimanët kanë filluar të organizojnë ceremoni për ditëlindjen e profetit gjatë tre shekujve të fundit dhe se kjo traditë është përhapur në shumicën e vendeve arabe dhe aty ku është besimi islam.
"Ky zakon është heretik dhe bestytnues dhe duket të ndalohet", tha ai.





