Është përcaktuar përmes shortit gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Mësohet se kjo kërkesë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Rudina Palloi.
Seanca e sotme në GJKKO për caktimin e masës së sigurisë për Berishën u shty pasi avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me parashtrimet.
Gjithashtu, ata kërkuan dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Për gjyqtaren, vetë Sali Berisha është shprehur se ajo është në konflikt interesi, pasi ajo është shkarkuar nga detyra në kohën kur Berisha mbante detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë e njëkohësisht edhe detyrën e kryetarit të Këshillit të lartë të drejtësisë.