Ndonëse Komisioni Hetimor për inceneratorët nuk ka nisur ende punë, sot në rend dite është parashikuar shtyrja e afatit të tij për një periudhë 2-mujore.

Kujtojmë që Komisioni Hetimor me kryetare Jorida Tabakun ka si objekt pune kontrollin e zbatimit të ligjeve nga organet publike në procedurat për ndërtimin dhe administrim e impianteve të trajtimit të mjeteve.

NJOFTIMI

Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane

E mërkurë, datë 19.1.2022

Ora:14.00

Ne rend të dites:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 7.12.2021.
  2. Njoftime.
  3. Zgjatja e afatit të komisionit hetimor për një periudhë 2 – mujore.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i planit të hetimit.
  5. Caktimi i mbledhjes së ardhshme.