Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka lënë në “arrest me burg” avokatin Lavdosh Shehu, i arrestuar pak ditë më parë me urdhër të SPAK.
Avokati akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka kërkuar 12 mijë euro nga familjarët e një të dënuari.
Kujtojmë se avokati Lavdosh Shehu i kishte premtuar familjarëve se do të ndërhyjë në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë për të ekstraduar shtetasin F.H të burgosur në Itali drejt Shqipërisë.