Seanca e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në gjykatën e Apelit të Posaçëm është shtyrë.
Gjyqi i ardhshëm do të mbahet të mërkurën më 7 gusht, në orën 13:00. Ish-zyrtari kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, nga arrest në burg në arrest shtëpie, me garanci pasurore pesë milionë lekë.
Beqaj dhe bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj ndodhen në arrest me burg, 4 persona të tjerë janë nën masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa 2 në masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.