Francë, 14 qershor 2014 – Një familje shqiptare me dy fëmijë që udhëtonin klandestinë me qëllim destinacion Aglinë kanë mbetur të bllokuar në një zonë radioaktive në Francë. Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” mëson se familja ishte nisur në këtë udhëtim me një anije, por shumë vonë kanë mësuar se kanë arritur në një zonë të rrezikshme, më radioaktiven në Evropë, konkretisht në Areva të Beaumont-Hague në Francë.
Familja klandestine u zbulua e fshehur në një rimorkio të një kamioni që shkarkonte ngarkesa në centralin Areva të Beaumont-Hague.
“Çifti dhe dy fëmijët e tyre nën moshën 10 vjeç, u zbuluan në një zonë të rrezikshme vetëm 100 metra nga qendra e armëve nukleare – bërthamore”, tha Drejtori i Komunikimit nga kjo bazë bërthamore të rrethit, Argant Catherine.
Sipas policisë, kamioni i cili erdhi nga porti i Ouistreham (Calvados), fatmirësisht transportonte material jo-bërthamor. Sipas një burimi gjyqësor, familja ishte detyruar nga shteti ta lëshonte territorin brenda dy muajve te ardhshëm.
Sipas Yannick Rousselet, përgjegjës për çështjet bërthamore të Greenpeace Francës, kjo është skandaloze. “Kjo është katastrofale. Fabrika ndodhet përballë portës kryesore në një zonë të klasifikuar si “BNI”, rreth njëqind metra nga ndërtesën BST1 ku ndodhet një pjesë e plutoniumit të depozituar në Hagë “, tha për AFP aktivist anti-bërthamore, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Philippe Launay, nga unoni i FO, gjithashtu shprehu habinë e tij. “Është e pabesueshme që kjo familje shqiptare me dy fëmijë të futen në këtë zonë të rrezikshme..” Qendra nukleare Areva është një fabrike Beaumont-Hagës për ripërpunimin e karburantit të harxhuar bërthamor kryesisht në zonen franceze të energjisë bërthamore. Kjo fabrikë në këte zonë ështe e njohur si qendra me përqëndrim më të lartë të materialit radioaktiv në Evropë, shkruan “Presheva jonë”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/







