Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar kërkësën e Shkallës së parë për pezullimin nga puna të mjekut kardiolog Edvin Prifti. Më shkurt të këtij viti gjykata e shkallës së parë pranoi kërkesën e SPAK, duke mos e lejuar atë të ushtrojë detyrën e mjekut, për një vit.
Vendimi u mor më 28 shkurt dhe pezullimi i tij fillon nga këtë datë deri në 28 shkurt të vitit 2023. Pezullimi ndaj mjekut, u bë me kërkesë të SPAK, pasi sipas strukturës antikorrupsion ai, akuzohet se ka shitur për 1.1 milionë lekë një valvulë biologjike duke pretenduar se e kishte blerë në privat.
Edvin Prifiti i kishte bërë transplant një gruaje e cila më pas kishte ndërruar jetë. Dy djemtë e saj i kërkonin mjekut lekët që ai u kishte marrë për valvulën, sepse nëna e tyre nuk kishte mbijetuar.
Mjeku i njohur bëri kallëzim për dy djemtë e pacientes së tij, se ata po e “shtrëngonin për dhënie pasurie”. Dosja përfundoi përsëri në duart e prokurorëve të SPAK dhe këtë herë me kërkesë të tyre, GJKKO e pezulloi Edvin Priftin nga detyra për herë të dytë.
Gjate seancës së sotme mjeku Prifti ka kërkuar pezullimin e masës pasi sipas ai nuk prish provat.