Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e tij për verifikimin e ministrave të qeverisë “Rama 3”.
Sipas Prokurorisë asnjë emër i propozuar nga Rama për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar nuk rezulton të jetë proceduar penalisht më parë.
Ditën e djeshme, Presidenti Meta iu drejtua me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkohej t’i vihej në dispozicion për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Ndër të tjera në shkresë theksohej, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.





