Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili kërkoi leje për të shkuar në Himarë dhe për të kryer betimin.

Apeli i GJKKO-së shtyu pak ditë më parë marrjen e vendimit për këtë kërkesë, ndërsa u mbajt ditën e sotme (29 janar) në orën 10:00.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar edhe avokati i Belerit, i cili në një prononcim për mediat, u shpreh se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Po dhunohet e drejta e zgjedhjeve, duhet të ishte bërë betimi. Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Vendimi ka elementë të frymës fashiste. Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të vendimit.

Nuk ka u dha arsyetimi, do e marr. Ne kërkuam përjashtimin e gjyqtares”, tha ai.