Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i ka refuzuar kërkesën Arbër Çekajt për lirim nga regjimi 41-BIS, me argumentin se paraqet rrezikshmëri.
Sipas SPAK, Çekaj paraqet rrezikshmëri të lartë, dhe duhet të qëndrojë i izoluar për 1 vit.
Çekaj tentoi të arratisej nga burgu 313 në gusht të 2021 bashkë me të dënuarin tjetër Fatmir Pjetri.
Aktualisht në regjimin e posaçëm 41-bis janë Arbjon Aliko, Genci Balla, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqje dhe katër të dënuarit e rinj Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rraja dhe Arbër Çekaj.





