Kylie Jenner u kryqëzua keq nga ndjekësit në rrjete sociale pasi postoi një link të “GoFundMe” ku njerëzit mund të kontribuonin për grimierin Samuel Ruda, i cili u përfshi në një aksident serioz dhe iu nënshtrua një operacioni të vështirë javën e kaluar.

Ndjekësit sulmuan Kylie-n se me aq shumë para në bankë, i kërkonte të tjerëve të ndihmonin mikun e saj, kur mund ta bënte vetë.

Së fundmi ka reaguar edhe miliarderja duke iu përgjigur të gjithë kritikave përmes në postimi në InstaStory, ku tregon se ka kontribuar edhe vetë për shërimin e grimierit.

“E ndjej se është e rëndësishme për mua që të sqaroj këtë histori të rreme, sikur unë ju kam kërkuar fansave të mi para dhe se vetë nuk po paguaj për shërimin e grimierit tim. Sam nuk është grimieri im dhe fatkeqësisht ne nuk kemi ndonjë marrëdhënie personale, por unë kam punuar me të disa vite më parë dhe mendoj se ai është njeri shumë i mirë. Ata kishin mbledhur 6 mijë dollarë, kështu që unë dhurova 5 mijë dollarë për të arritur qëllimin e tyre origjinal dhe mendova që ta postoja në instagramin tim për të ndërgjegjësuar më shumë njerëz nëse donin të kontribonin. Unë nuk e di si u transformua gjithë kjo histori, por familja e Samuel më ka kontaktuar përmes Ariel dhe janë shumë mirënjohës për gjithë donacionet, lutje dhe dashuri për Sam”, ka shkruar ajo.