Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për zëvendësim të masës së sigurisë.
Maksim Sota u la në “arrest shtëpie” pas operacionit “Shpirti” pasi dyshohet për shpërdorim detyre. Sota kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë për arsye shëndetësore.
Kujtojmë që gjatë operacionit “Shpirti” u shkatërruan disa grupe kriminale, dhe në kërkim janë edhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
Dy javë më parë Maksim Sota u pezullua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ishte vetë Sota që paraqiti kërkesën në KLP për pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës.





