Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e sanitares së Sanatoriumit Tire Alldervishi për zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë më të butë.
Sanitarja u arrestua pas një denoncimi nga vajza e një pacienteje të infektuar me covid se kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh për t’u përkujdesur për të.
Më 11 mars, Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret e spitalit Shefqet Ndroqi, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit. Nga masa arrest me burg, dy infermieret u liruan nën masën detyrim paraqitje.
Po kështu Apeli liroi më herët dhe një sanitare dhe infermiere, të spitalit “Shefqet Ndroqi”, më konkretisht infermieren Sidorela Kola dhe sanitaren Rukie Hoxha.





