Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe për liri, duke lënë në fuqi masën arrest me burg.

Tushe, kërkoi masë më të butë me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, e për ketë kërkoi zbutje të masës “Arrest në burg”, por kërkesa, e tij, është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.

Edhe më herët ish kreu i Bashkisë Lushnjë, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” në dyshimin e abuzimit me fondet publike dhe detyrën, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi.