Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkon datë tjetër për të dhënë deklarime në SPAK si person në dijeni lidhur me dosjen “Xibraka”, ku kërkoi riçeljen e fraksionit të pushuar.
Ai është thirrur të mërkurën e 15 majit, por përmes një shkrese ka vënë në dijeni SPAK, se ka një agjendë të paracaktuar nga 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkon të pyetet të hënën ose të martën (sot ose nesër) apo në një datë dhe orë tjetër pas 23 majit.
Mësohet se Gazment Bardhi, mesditën e 15 majit, do të udhëtojë drejt Berlinit, për shkak të një agjende të paracaktuar disa ditë më parë për takime me zyrtarë të lartë në Bundestag. Pas takimeve ne Berlin, Bardhi do shkojë në Londër.