Akti terrorist që ndodhi ditën e hënë në kryeqytetin e Austrisë, ku si pasojë humbën jetën 5 persona dhe mbetën të plagosur 23 të tjerë, mund të ishte parandaluar.
Sipas autoritetve sllovake, Kujtim Fejzullau, autori i sulmit kishte udhëtuar drejt shtetit fqinj në korrik për të blerë municione kallashnikovi, një ndër armët e përdorura në sulmin terrorist.
20-vjeçari me origjinë shqiptare, nuk ia kishte arritur dot t’i blinte plumbat pasi ai nuk kishte një leje për armëmbajtje.
Policia sllovake shprehet se ata njoftuan menjëherë autoritet austriake.