Rei Manaj mund t’i jepte lamtumirën Barceleonës gjatë merkatos së janarit, për të shkuar te një tjetër ekip i njohur në arenën europiane siç është Juventusi. Një negociatë e cila është diktuar më shumë nga nevoja e klubit bardhezi për të rregulluar bilancet financiare më shumë se sa një projekt sportiv, arsye pse më pas asgjë nuk u konkretizua. Politika e plusvalencave me shkëmbime mes klubeve të lojtarëve duke u vendosur një çmim të lartë të ngjashëm në mënyrë që ta regjistojnë si fitim të ardhurash, është bërë mjaft e njohur në kontinent dhe Juventusi është ndër klubet që e aplikon me gjerësisht. Drejtori Paratiçi njihet si “magjistari i plusvalencave” pasi në këtë mënyrë arrin të rregullojë bilancet e klubit i cili është në borxhe të mëdha, por në UEFA rezulton brenda parametrave të kërkuar për licencimin europian.Në optikën e përmirësimit të këtyre bilanceve për sezonin aktual, Juventusi po mendonte të bënte shkëmbime me klube me të cilat ka bashkëpunim dhe Barcelona është një prej tyre. Kështu, u mendua që të merrej Manaj nga katalanasit, për ta transferuar te skuadra e dytë e Juventusit për momentin, ndërsa te Barcelona do të dërgohej një futbollist nga U23 si shkëmbim. Të dy do të vlerësoheshin rreth 8-10 milionë euro të cilat do të ishin para fiktive të derdhura në arkat e dy klubeve në sezonin aktual.Por marrveshja nuk është finalizuar, edhe për faktin se Manaj kërkon një projekt ku të jetë protagonist, sidomos tani që luan rregullisht si titullar me kombëtaren. Kthimi në Serinë C nuk ka tërhequr lojtarin e për këtë arsye marrëveshja nuk është finalizuar. Manaj, dikur pjesë e Interit dhe tifoz i deklaruar i kësaj skuadre, ka vendosur të paktën dëri tani të qëndrojë në Spanjë për të çuar deri në fund këtë sezon ku shpreson që me Barcelonën B të ngjitet në La Liga 2.