Apeli i Posaçëm ka vendosur të rrëzojë kërkesën e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, i cili kërkoi zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë më të lehtë.

Rjepaj po ashtu kundërshtoi edhe zgjatjen e afateve hetimore nga GJKKO me 1 muaj e 15 ditë, por edhe kjo kërkesë është refuzuar.

Ai akuzohet se ka favorizuar biznesmenin Ilir Rrapaj në koncesionin e sterilizimit të dhënë gjatë kohës kur ai ishte zëvëndës i ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.