GJKKO ka rrëzuar kërkesën dhe ka lënë në burg ish-deputetin Jurgis Çyrbja, i cili akuzohet për “Tregim i sekretit shteteror nga shtetasit, kryer me tepër se njëherë”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje” Ish-deputeti ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, por togat e zeza miratuan masën arrest me burg deri në përfundim të gjykimit, duke rrëzuar kërkesën e tij.

Arrestimi i Çyrbes

Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje e sekretit shtetëror. Ai akuzohet nga SPAK se u ka shitur informacione grupit kriminal të Altin Hajrit dhe madje ka ndërhyrë për t’i favorizuar në disa episode.

Lidhja e tij sipas dosjes hetimore, u zbërthye pas dekriptimit të mesazheve në platformën e koduar SKY ECC. I përfshirë në këtë fashikull akuzohet edhe Ahmet Masha, ndërsa hetimet dhe verifikimet vijojnë.