"James Rodriguez ka kërkuar zëvendësimin, sepse e dinte se Helga ishte vetëm në dhomë", ka qenë komenti më i shpeshtë i bërë nga tifozët në lidhje me lidhjen e supozuar mes lojtarit dhe modeles ruse, Helga Lovekaty, me të cilin është njohur në një festë të organizuar nga Cristiano Ronaldo.

Rodriguez u dëmtuar gjatë ndeshjes me Senegalin dhe është në dyshim për sfidën e 1/8-ve, që Kolumbia do të luajë kundër Anglisë.

Ndeshja me eliminim direkt nga Kupa e Botës, do të luhet të martën e ardhshme, por James ka një problem në pulpë që mund ta detyrojë të mos zbresë në fushën e lojës. Ndërkohë, tifozët nuk kanë humbur rastin për të thumbuar futbollistin.