Kryeprokurorja Arta Marku nga Shkodra ka marrë pjesë në analizën vjetore të prokurorisë. Ajo ka folur edhe për mediat, teksa u shpreh se prokurorët ia kanë dalë në punën e tyre, pavarësisht sfidave dhe problemeve.

“Vit jo i lehtë sepse i jeni nënshtruar vettingut. Ia keni dalë pavarësisht vështirësive. Pavarësi s'do të thotë kaos, kërkoj më shumë nga ju dhe të jeni të pavarur dhe të pandikuar në punën tuaj. Mos e shihni vetingun si ndëshkim. Keni mbështetjem time dhe të ndërkombëtarëve”, tha Marku.