Këto ditë në rrjetet sociale është shpërndarë një njoftim ku një lokal kërkonte një punonjëse, por mos t’i përkiste komuntetit rom.
Ndërkohë, komuniteti rom/egjiptian në Elbasan ditën e sotme janë ngritur në protestë.
Kjo protestë vjen pas njoftimit diskriminues në një biznes ku thuhej “kërkojmë sanitare, jo me ngjyrë”.
“Një pjesë e shoqërisë është diskriminues. Një ditë më mbajti pastaj, më nxori nga puna. U ndjeva shumë keq. Mesazhi edhe ne njerëz jemi, kërkojmë të drejtat tona. Biznesi është diskriminues ”u shpreh një nga protestuesit.
Kujtojmë që në lidhje me njoftimin e dhënë ka reaguar edhe vetë pronari i lokalit, i cili tha se nuk kishte dijeni se kush e kishte vendosur atë shënim.