Seanca gjyqësore në Apel për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha zhvillohet sot në orën 9:00.
Gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi datën për zhvillimin e procesit ku avokatët kërkojnë heqjen e masës së arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin.
Kujtojmë se disa ditë më parë, avokatët e të dy të akuzuarve, Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi kërkuan nga SPAK shtyrje të datës së dëshmisë.
Në kërkesën e dorëzuar më 15 janar, Berisha kërkoi nëpërmjet mbrojtjes që të lërë arrestin shtëpiak dhe të shkojë në parlament.
Nën arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023 kërkon që të përcaktohen edhe modalitetet se si do të lëvizë nga banesa drejt sallës se seancave plenare si dhe kohën e nevojshme për të realizuar këtë lëvizje, vetëm për të marrë pjesë në sallën e seancave plenare ku zhvillon punimet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë theksohet ne dokument
Por, nëse do t’i jepet apo jo leje për të qenë i pranishëm në seancat parlamentare, SPAK nuk dha asnjë koment.
Kujtojmë se SPAK ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë për Malltezin, me insistimin se duhet rikthyer në paraburgim.