I kërkoi kamarierit një thikë që priste më mirë mishin, por kur mori faturën pa të përfshirë në të edhe vlerën e thikës.
Ngjarja i ka ndodhur një gruaje argjentinase në Mar de Plata. Siç duket qartë në foton e faturës, vlera e thikës arrin 12 euro, rreth 40% e vlerës së komplet faturës së drekës së konsumuar në restorant.
Kur gruaja i kërkoi shpjegim pronarit të restorantit për përfshirjen e vlerës së thikës në faturë, ky i fundit në fillim refuzoi t’i përgjigjej.
Por pas këmbënguljes së klientes, pronari e hoqi vlerën e thikës nga fatura. Ngjarja e çuditshme raportohet nga e përditshmja Clarin.





