Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për të gjithë infermierët shqiptarë të cilët kanë aplikuar për t’u punësuar në Gjermani.
Sipas njoftimit duke filluar nga data 1 janar e vitit 2022, do të pranohen si personel (ndihmës infermier) vetëm personat të cilët zotërojnë një certifikatë të njohjes së gjuhës gjermane në nivelin B1.
Njoftimi i Plotë nga Ambasada Gjermane në Tiranë:
Ambasada Gjermane bёn me dije: Nga data 01.01.2022, Ambasada e Tiranёs do tё pranojё pёr kategorinё e personelit tё infermierisё pёr “Ndihmёs Infermier” vetёm aplikime me certifikatё tё njohur tё gjuhёs Gjermane Niveli B1.
Kёshtu, Ambasada po zbaton udhёzimet e Ministrisё sё Jashtme Federale. Tё gjitha kёrkesat e tjera mbeten nё fuqi dhe mund tё gjenden nё fletёn tonё tё informacionit.